TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Tetor 2023, 17:57

Çfarë e lidh akoma çiftin, Shakira dhe Pike vazhdojnë të kenë diçka të përbashkët

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë e lidh akoma çiftin, Shakira dhe Pike vazhdojnë

Ndarja e çiftit Shakira dhe Pike për një kohë të gjatë ishte kryefjala e mediave. 

Duket se dyshja vazhdojnë të kenë angazhime të përbashkëta. Krahas fëmijëve, këngëtarja dhe ish-futbollisti, vazhdojnë të kenë një kompleks me tre shtëpi, që ende nuk po shitet, pasi nuk gjejnë dot blerës. 

Mësohet se kostoja llogaritet në 15 milionë euro për tre rezidencat, ose 11.9 milionë vetëm për dy kryesoret, megjithatë është e lartë në krahasim me pjesën tjetër të zonës. 

Shtëpia dhe trualli në të cilin është ndërtuar ka një sipërfaqe prej 3800 metrash katrorë. Ka pesë kate, me dy nëntokë. Ndër të tjera ka sallë lojërash, ambient studimi, bibliotekë, palestër, pishina, sallë kinemaje dhe fushë tenisi. 

shakira zherard pike

Lini një Përgjigje