TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Dhjetor 2024, 14:59

Eminem reagon për herë të parë për vdekjen e nënës së tij, performon këngën ofenduese për të

Shkruar nga Pamfleti

Eminem reagon për herë të parë për vdekjen e

Eminem ka pasur një marrëdhënie të komplikuar dhe shumë të tensionuar me nënën e tij, Debbie Nelson, që ka qenë një nga temat kryesore të shumë këngëve të tij.

Në performancën e tij të fundit pas vdekjes së saj, ai interpretoi këngën “Without Me”, ku trajton këtë marrëdhënie të vështirë dhe gjithashtu iu referua asaj me një gjuhë të fortë, por pa përdorur fjalën e famshme “Fuck you, Debbie”, që ishte një nga vargjet më të njohura të këngës.

Kënga “Without Me” është vetëm një shembull i shprehjes së zemërimit dhe frustrimit të Eminem ndaj nënës së tij, e cila ka qenë një figurë qendrore në shumë nga tekstet e tij. Në vitin 1999, në këngën e tij të njohur “My Name Is”, ai gjithashtu e akuzoi Debbie për abuzim dhe neglizhencë.

Pas këtyre akuzave, Debbie e paditi për shpifje, duke kërkuar 10 milionë dollarë. Pas një periudhe të gjatë gjyqësore, ata arritën një marrëveshje që i dha asaj 25,000 dollarë, shumicën e të cilave shkuan për tarifat ligjore, duke e lënë atë me një shumë parash të vogël. Kjo histori pasqyron tensionet dhe dramën që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre gjatë viteve.

eminem nena

Lini një Përgjigje