TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Shkurt 2023, 10:22

Andi zgjedh 200 mijë eurot në vend të Gresës, krizë mes çiftit

Shkruar nga Pamfleti

Andi zgjedh 200 mijë eurot në vend të Gresës, krizë mes

Çifti i “Big Brother Vip Kosova”, Andi Artani dhe Gresa Hoti, kanë pasur një javë të ngarkuar me debate të shumta.

Dyshja kanë debatuar rreth një tatuazhi të Gresës, për të cilin Andi e pyeti nëse është për ish të dashurin e saj. Modelja u acarua dhe nuk iu përgjigj ish-konkurrentit të “Për’puthen.”

Një tjetër debat mes çiftit erdhi pasi Andi e kritikoi Gresën për raportin dhe shoqërinë që ka me Julianën, banoren tjetër të “Big Brother Vip Kosova”. Teksa situata e tyre po diskutohej gjatë spektaklit, opinionisti Olti Curri, e pyeti hapur Andin se kë do të zgjidhte mes 200 mijë eurove dhe partneres së tij

“Hapi sytë kur të rrish me Julianën”, i ka thënë Andi Gresës, e cila e kundërshtoi partnerin e saj.

Opinionisti i “BBVK”, Olti Curri, i drejtoi një pyetje të hapur dhe të qartë Andit.

“Andi, a zgjedh para 200 mijë euro-t apo Gresën?”, ishte pyetja e Oltit, së cilës Andi iu përgjigj pa hezitim, duke zgjedhur 200 mijë eurot.

Gjatë Prime-it, debati mes çiftit shkoi deri në atë pikë, sa Gresa i kërkoi Andit që në këto ditë që kanë mbetur, ajo të përqendrohet në lojën e saj e ai në të tijën, e gjërat t’i vazhdojnë jashtë.

“Na kanë mbetur edhe pak ditë, ti përqendrohu në lojën tënde e unë në timen. Gjërat e tjera i vazhdojmë jashtë”, ka thënë Gresa.

andi artani gresa hoti 200 mije euro

Lini një Përgjigje