
Në Prime-n e mbrëmshëm të Big Brother, Laerti u surprizua nga aktorja e madhe, Tinka Kurti dhe nga aktori Helidon Fino.
Aktori, teksa rrëfeu linjën e jetës tha se admiron Tinka Kurtin, ndërsa kjo e fundit i dha mesazhin që të ecë përpara.
Tinka Kurti mesazhin për Laertin e ka dhënë ndërkohë që ndodhej në shtëpinë e të moshuarve.
“Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.
Kujtojmë se më 4 prill 2025, Tinka Kurti mori pjesë në homazhet për aktoren Margarita Xhepa, ku u shpreh e përlotur dhe me dhimbje të madhe për humbjen e saj.
Lini një Përgjigje