TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Korrik 2025, 13:34

E bija e Agron Llakajt: Që nga humbja e nënës, çdo ditë është një pikëllim i madh

Shkruar nga Pamfleti

E bija e Agron Llakajt: Që nga humbja e nënës, çdo

Alkida Llakaj, e bija e aktorit të humorit, Agron Llakaj, teksa ishte e ftuar në panelin e emisionit Top Story, ka rrëfyer për momentet e vështira që po kalon familja e tyre.

Alkida ndau me publikun dhimbjen e madhe që nisën ta ndiejnë që nga momenti kur mësuan diagnozën e nënës së tyre.

“Janë tre vite sfidë për ne, prej kur në korrik morëm këtë lajm fatkeq për mamanë. Që atëherë, çdo ditë është një pikëllim i madh. E kemi humbur boshtin e familjes. Postimet e babit nuk janë thjesht fjalë, ato janë një dëshmi e dashurisë dhe humanizmit të tij. Edhe kur duhet të jetë jashtë Tiranës, më thotë: Tek mami jam, dhe unë shkoj pa pritur urdhër.”- rrëfeu Alkida.

Ajo e përshkroi babain si një person me një dimension të jashtëzakonshëm human, duke theksuar lidhjen e ngushtë që ka me të dy prindërit, të cilët i mban gjithmonë pranë zemrës.

alkida llakaj agron llakaj

Lini një Përgjigje