TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Nëntor 2023, 16:34

Dua Lipa surprizon të gjithë me fanelën e Palermos, arsyeja fshihet te fotografia

Shkruar nga Pamfleti

Dua Lipa surprizon të gjithë me fanelën e Palermos, arsyeja

Këngëtarja shqiptare ka surprizuar të gjithë me fanelën e Palermos. Tifozët e kësaj skuadre kanë mbetur të befasuar dhe të lumtur kur panë këngëtaren e famshme shqiptare të veshur me ngjyrat rozë e zi.

Palermo këtë sezon po lufton për t’u ngjitur në Serinë A, për t’u rikthyer në vitet e veta të lavdishme ku merrte pjesë edhe në kupat evropiane. Por shpejt u zbulua pse Dua Lipa kishte veshur fanelën e Palermos dhe nuk kishte të bënte aspak me tifo për këtë skuadër.

Gjithçka është pjesë e një bashkëpunimi me firmën e njohur të veshjeve Puma, e cila ka krijuar këpucët me të njëjtat ngjyra si të Palermos dhe këngëtarja shqiptare i kishte kombinuar lart me fanelën e skuadrës siçiliane, e rekomanduar nga njerëzit e marketingut.

Gjithsesi, fotoja ka sjellë entuziazëm për tifozët e Palermos, të cilët nëpërmjet komenteve të ndryshme në rrjetet sociale kanë ftuar Dua Lipën në Siçili për të ndjekur një ndeshje të skuadrës së tyre.

Dua Lipa surprizon të gjithë me fanelën e Palermos, arsyeja

dua lipa këngëtarja shqiptare palermo

Lini një Përgjigje