TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Shtator 2025, 14:39

Doli nga ‘Ferma Vip’ sepse ishte shtatzënë? Alba Pollozhani flet një herë e mirë për temën

Shkruar nga Pamfleti

Doli nga ‘Ferma Vip’ sepse ishte shtatzënë? Alba

Alba Pollozhani ishte ndër figurat më të komentuara në Ferma Vip dhe prej andej doli me një lidhje të fortë dashurie me Lim Hotin, por marrëdhënia përfundoi shumë shpejt sepse ky i fundit nuk është shumë ‘partner i qëndrueshëm’.

Nga ana tjetër, dalja e saj nga Ferma nxiti spekulimet se ish-fermerja e braktisi formatin e lojës, pasi ishte shtatzënë me Limin. Por, në një intervistë, Alba e cilësoi daljen pas fermës si një fazë me shumë emocione të larta dhe sqaroi ‘zërat’ mbi shtatzëninë.

Pjesë nga biseda:

Alba Pollozhani: Sa i përket shtatzënisë, nuk e di pse doli një lajm i tillë. Nëse do ishte e vërtetë, unë do ta kisha, pranuar sepse unë nuk mund të bëhem një njeri që mohoj diçka të bukur.

Gazetarja: Ti nuk e pohoje, por as nuk e mohoje, diçka lije që të nënkuptohej.

Alba Pollozhani: Ka qenë një fazë me shumë emocione të larta. Dhe nuk ka qenë fokusi për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve që më vinin. Se ishte një fazë që del nga kufizimi. Dhe ti realisht sado i fortë të jesh, je konfuz me çdo gjë që ndodh përjashta.

alba pollozhani ferma vip shtatzene

Lini një Përgjigje