
Edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti i Capital T në Prishtinë, “Time Capsule”. Koncerti ishte planifikuar të mbahej në stadiumin “Fadil Vokrri”, por disa faktorë sollën ndryshime në momentin e fundit dhe tani do mbahet në parkingun e Pallatit të Rinisë.
Në mesin e shumë emrave të njohur që do performojnë krah Capital T, një yll ndërkombëtar do të ngjitet në skenë për të argëtuar publikun në Prishtinë. Reperi amerikan, Akon është i ftuari special që do të performojë për herë të parë në Kosovë.
Sot, Capital T ka ndarë në Instagram një video ku Akon përshëndet shqiptarët:
“Ç’kemi Kosovë, Prishtinë do të jem atje me 11 gusht me Capital T, e dini se çfarë do të ndodh në koncertin “Time Capsule”, unë do të perfomojë live, tashmë e dini që do të jetë çmenduri, merrni biletat tuaja dhe shihemi atje”, ka thënë artisti 50-vjeçar.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje