TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Qershor 2024, 14:14

Divorc me Ben Affleck, apo fundi i karrierës? JLo fotografohet e mërzitur në makinë me menaxherin

Shkruar nga Pamfleti

Divorc me Ben Affleck, apo fundi i karrierës? JLo fotografohet e

Jennifer Lopez është parë kohët e fundit shumë e stresuar dhe e nervozuar në daljet e saj. Shkak i kësaj mendohet të jetë një divorc i mundshëm mes saj dhe Ben Affleck.

Së fundmi ajo është parë nga fansat në makinë me menaxherin e saj, pa bashkëshortin, ku duket e ngrysur në fytyrë dhe e nervozuar.  Në fotot e fundit, Lopez është e ulur në sediljen e pasagjerit të BMW-së së bardhë teksa dukej e dëshpëruar dhe e stresuar së bashku me menaxherin e saj Benny Medina. E veshur me një bluzë të bardhë, me flokë të mbledhur lart dhe e fshehur pas syzeve të mëdha të diellit, fytyra e Lopez dukej e stresuar dhe e ashpër.

Këngëtarja ka anuluar gjithashtu edhe disa nga turnetë e saj të cilat dyshohen se janë për shkak të krizës martesore që po pëson. Gjithashtu ka edhe hamendësime se karrierës së Lopez-it po i vjen fundi dhe divorci po përdoret si një mënyrë për të shpërqëndruar vëmendjen e fansave dhe admiruesve të saj.

 Eksperti i PR Mayah Riaz ekskluzivisht për The Mirror: “Në mars, JLo anuloi shtatë datat e fundit të turneut. Nuk është çudi që ka spekulime në lidhje me thashethemet e divorcit që rrethojnë atë dhe Benin. Mund të ishin krijuar për të shkëputur vëmendjen nga rënia e karrierës së saj. Nuk është e pazakontë që të famshëm të përballen me spekulime dhe thashetheme, veçanërisht gjatë periudhave sfiduese në karrierën e tyre.”

Thashethemet për një divorc mes saj dhe Affleck po qarkullojnë me javë të tëra pasi mësohet se Affleck po jeton i ndarë nga këngëtarja.

Divorc me Ben Affleck, apo fundi i karrierës? JLo fotografohet e Divorc me Ben Affleck, apo fundi i karrierës? JLo fotografohet e

jennifer lopez ben affleck fundi i karrieres

Lini një Përgjigje