TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Nëntor 2025, 14:15

Dikur përdorej për të treguar se ishim pajtuar, çfarë fshihet pas “pinky promise”

Shkruar nga Pamfleti

Dikur përdorej për të treguar se ishim pajtuar, çfarë

Ditët e sotme, sidomos mes fëmijëve ose adoleshentëve, premtimi jepet duke kapur gishtin e vogël me të një personi tjetër. Ajo quhet “pinky promise”, ndërsa në Shqipëri ky gjest kryhej zakonisht pas pajtimit nga një zënkë.  

Historia që fshihet pas “pinky promise”

Një prejardhje e mundshme e këtij premtimi tradicional është nga Japonia, i njohur me emrin “yubikiri”, që do të thotë “prerje gishti”. Thuhej se nëse dikush e thyente një pinky promise, duhej të priste gishtin e vogël në shenjë dënimi. Po, është e frikshme, apo jo? Disa madje thonë se ky premtim u krijua nga mafia japoneze, Yakuza.

Rëndësia e ‘pinky promise’ sot

Në kohët moderne, sidomos mes miqve të ngushtë, është bërë një mënyrë informale për të bërë një premtim. Fatmirësisht ky premtim nuk kërkon më sakrifikimin e gishtit tonë më të vogël, përndryshe do të na ishte zhdukur me kohë!

pinky promise

1 Komente

  1. T
    Torabori

    Ja keni fut kot ... kerkojeni tek vellazerit e muratorve te lire ...

    Lini një Përgjigje