
Konkurentja e “Big Brother VIP 4”, Livia, ka zbuluar detaje të reja mbi lidhjen e saj me ish-partnerin, Mevlan Shaba, e cila ka nisur në programin “Për’puthen”.
Në një bisedë me Valbonën, Livia rrëfeu momentet e vështira dhe trishtimin që përjetoi pas zbulimit të tradhtisë nga ana e Mevlanit.
Ajo tregoi se gjatë një vizite në studion e reality show-t, ku merrte pjesë Mevlani, ajo e kuptoi që ai ishte lidhur me dikë tjetër, dhe gjithçka që kishte ndodhur deri atëherë, ishte një mashtrim.
Livia e shprehu hapur zhgënjimin e saj, duke theksuar se kjo ishte një situatë që e ka shkatërruar, pasi ajo nuk kishte pasur asnjë dijeni për lidhjen e tij të re:
Valbona: Ti mendon se gjatë shkëputjes suaj ka nisur historia e tij?
Livia: Unë i di gjërat. Pasi pata këtë njohje, e kemi diskutuar: nami i zi, dola tradhtare. Personi në fjalë më ka sharë, ndërkohë që nuk ishim bashkë.
Valbona: Ti mendon që historia nga ana tjetër ka nisur në momentin që ka nisur historia jote?
Livia: Më vonë. Di shumë gjëra por nuk mund t’i prek
Valbona: Ke pasur kontakt me të kur u bë pjesë e reality show?
Livia: Kemi pasur një muaj zënkash ekstreme, ndërkohë në gusht kemi bërë plane bashkë. Më kishte ardhur dhe mua ftesa për këtu ndërkohë por nuk e kisha disktutuar me të. Ai nuk e ka pasur qejf dhe nuk doja ta shqetësoja fillimisht.
Valbona: Dole dhe reagove, shprehe diçka publikisht. A të erdhi pak keq që ta bëje atë lëvizje publikisht?
Livia: Po të kthehesha pas nuk do e bëja, por kam reaguar ashtu se isha në studio. U ula aty, filloja duke qarë ‘mami, mami’, kur doli ‘ja a e dashura’. Jam nisur për Tiranë direkt, kam qenë në makinë duke u dridhur. Më kanë ardhur shumë telefonata, isha e bllokuar, u lëndova. Unë duke pritur
Valbona: Shumë njerëz të kanë paragjykuar
Livia: Jam shumë vajzë e thjeshtë, e harroj që diçka që shkruaj në rrjete sociale mund të shkaktonte atë. Të isha në shtëpi do ishte ndryshe, por isha në studio ku ishte edhe tjetra.
Valbona: Si ndihesh sot pasi kanë kaluar shumë kohë. Unë ndjej që asnjë ndjenjë nuk ka vdekur
Livia: Me dasht të bëj garipen…do thoja. Është një person që në jetën time… kam pasur mundësi të komunikoj. Ja njoh shpirtin, kam gjërat e qarta dhe pendohem
Valbona: A ke ruajtur kontakte?
Livia: Kemi pasur kontakte sepse gjërat duheshin sqaruar.
Lini një Përgjigje