TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Dhjetor 2023, 11:00

Demaskoi Harisin që i shkruante Irisit, ish-banorja e ‘LIA’: Amadea më ka vjedhur kodin e Instagramit, do marr masa

Shkruar nga Pamfleti

Demaskoi Harisin që i shkruante Irisit, ish-banorja e ‘LIA’:

Dy ditë më parë Amadea bëri publike tradhtinë e Harris, lajm që askush nuk e priste pasi pas përfundimit të ‘Love Island Albania’, dyshja u panë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ish-konkurrentja tha e zhgënjyer në një reagim të gjatë se arsyeja e ndarjes ishin veprimet e Harisit, duke publikuar edhe mesazhet e këtij të fundit me Iris, një tjetër ish konkurrente e “Love Island”.

Mirëpo duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Irisit e cila thotë se do ta hedhë në gjyq Amadean për cënim privatësie.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Sapo është bërë një gjë shumë e rëndë nga persona qe s’do mendoja kurrë të bënin një gjë të tillë, por kuptoj se kur ke të bësh me njerëz që merren me jetën e të tjerëve (duke nisur nga vjedhja e kodeve te instagramit etj etj. siç e kanë përcaktuar dhe brenda programit të ‘Love Island Albania’, këto gjëra ndodhin!) Është publikuar një bisede ku Haris më përgjigjet mua në një story, por duke bërë një batutë, duke parë se fotoja është me gjuhë jashtë (duke imituar unë imazhin ne sfond).

Gjëja qe ka më shumë rëndësi për mua, është fakti se fotoja është hedhur pa lejen time dhe kjo gjë është shumë gjë e rëndë, pasi për këto gjëra mund të kalosh në legale (gjë që do bëj!) sepse ka të bëjë me imazhin tim. Edhe s’mund ta toleroj. Ndonjëherë shumë njerëz nuk kuptojnë rëndësinë e gjërave që bëjnë nga inatet e tyre. Do i ftoja të reagonin më me gjakftohtësi. Edhe pa impulsivitet.

Unë do vazhdoj të marr përmasa (e ka fjalën për masa sh.r) për këtë gjë që është bërë PA LEJEN TIME. Edhe dua të bëj të ditur që UNË nuk kam pikë lidhje me gjërat që po ndodhin midis Amadeas edhe Harisit!! Nuk do jap më shpjegime në lidhje me këtë temë pasi ja u shpreha vendimet e mia Peace and love!”, përfundon Irisi reagimin e saj.

Demaskoi Harisin që i shkruante Irisit, ish-banorja e ‘LIA’:

irisi reagim amadea vjedhje

Lini një Përgjigje