
Aktori Olsi Bylyku e ka konfirmuar prej kohësh se është në një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Egli Tako, por pa e zbuluar identitetin e vajzës.
Megjithatë dihet se aktori është në një lidhje me gazetaren Denada Lura, e cila i doli në mbështetje publikisht pasi Olsi pati hatërmbetje me “Top Channel”, shkak: aventura në Big Brother VIP.
Sot, Olsi ka publikuar një foto romantike ku shihet duke u puthur me partneren e tij, Denadën dhe nga pamja kuptohet që janë në 'Fontana di Trevi', vendi 'magjik' i Romës, ku në këmbim të monedhës, mund të shprehësh një dëshirë. Çfarë të ketë menduar vallë çifti i ri?

Lini një Përgjigje