
Duket se Cardi B-së ‘i ka ngjitur’ shumë me shqiptarët!
Pas videos virale ku ajo pyeste një djalë shqiptar për “përkthimin pikant” të emrit të saj në shqip, reperja ka bërë një tjetër gjest në favor të shqiptarëve, që duken sikur janë pak brenda kufijve, por shumë jashtë tyre.
Këtë herë, ylli i hiteve botërore është kapur krah një djali shqiptar të quajtur Drino, në një event që duket të jetë promovimi i albumit të saj më të fundit, “Am I the Drama?”.
Dhe detaji më i bujshëm? Cardi shfaqet e mbështjellë plot krenari me flamurin kuqezi, duke ndezur edhe më shumë komentet online.
Fansat shqiptarë e pëlqejnë shumë reperen, por duket se pëlqimi është i dyanshëm dhe gjesti i saj i fundit e dëshmon këtë më së miri.

Lini një Përgjigje