TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Shtator 2025, 15:10

Bukuria shqiptare triumfon në Finlandë, Sarah me baba kosovar fiton kurorën e Miss-it

Shkruar nga Pamfleti

Bukuria shqiptare triumfon në Finlandë, Sarah me baba kosovar fiton

Në Espoo të Finlandës u zhvillua konkursi i bukurisë për më të bukurën e këtij shteti. Kurorën e mori Sarah Dzafce. Ajo u vlerësua nga juria për paraqitjen dhe elegancën e saj, duke u shpallur fituese e edicionit të sivjetshëm.

Menjëherë pas shpalljes, rrjetet sociale u mbushën me komente e reagime. Një pjesë e tyre shprehën krenari për fitoren, ndërsa të tjerë sollën kritika, duke theksuar faktin se Sarah nuk është “100% finlandeze”, pasi babai i saj është nga Kosova.

Duket se ajo është shumë krenare për origjinën, duke qenë se në bio-n e Instagramit të saj shkruan: Rrënjët i kam në malin e Kosovës.

Pikërisht ky detaj ka qenë temë diskutimi mes publikut, duke hapur debat mbi përfaqësimin dhe diversitetin në garë.

Dzafce vetë është shprehur se prejardhja e saj e përzier është një vlerë që e ka ndihmuar të lidhet më lehtë me njerëz nga kultura të ndryshme.

Ky nuk është rasti i parë kur Miss Finland ka fituese me origjinë të përzier. Lola Odusoga u kurorëzua më 1996 me baba nga Nigeria, Sara Chafak në vitin 2012 me rrënjë marokene dhe Shirly Karvinen në vitin 2016 me nënë kineze. Triumfi i Sarah Dzafce-s sjell kështu një shembull tjetër të përfaqësimit multietnik në konkurs.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miss Universe (@missuniverse)

sarah dzafce miss finlanda

Lini një Përgjigje