
“Big Brother Vip Kosova” realizoi me sukses show-n televiziv të parë dhe fitues u shpall reperi i njohur, Stresi. Me një kast të njohur Vipash, me një opinionist të njohur si Olti Curri, por edhe me prezantuesit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, programi arriti të ishte një nga programet më të ndjekur në Prishtinë.
Por mesa duket edhe pse ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, Jonida Vokshi do të vijojë të jetë për së dyti vit si prezantuese e këtij formati televiziv. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet Instagramit të saj.
E në fakt pse jo, kur Jonida sa hap e mbyll sytë u rikthye menjëherë në superformë pas shtatzënisë.

Në një pyetje të bërë nga ndjekësit e saj në Instagram, ajo është përgjigjur duke konfirmuar se do të moderojë edicionin e dytë të “Big Brother Vip Kosova”.
Lini një Përgjigje