TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Mars 2024, 15:25

“Bëre si i dashuruar me Albën”, Vedati: Isha shumë i sinqertë me të, po ajo i çonte mesazhe Gertit

Shkruar nga Pamfleti

“Bëre si i dashuruar me Albën”, Vedati: Isha shumë i

Vedat Sulemanov, apo siç njihet nga masa, Vedati i “Përputhen” ishte i ftuari i javës në “PPP”, ku foli për eksperiencën e tij në kërkim të dashurisë dhe sqaroi “trekëndëshin” e famshëm mes Albës, Roelës dhe Klaudias

Anja: Në  fillim bëre si i dashuruar me Albën, skena xhelozie, etj; pastaj u drejtove nga Roela se të tërhoqi më shumë fizikisht; më tej i bëre një dhuratë Klaudias. Na thuaj mor djalë çfarë ndjen?

Vedat: Këtë debat kisha edhe me Nedën, se edhe ajo më tha "çfarë po bën". Më besoni mua, se nëse e përfundoj me një person, nëse e mbyll kapitullin, i jap shanse vetes.

Anja: Po ti ke bërë rolin e të dashuruarit aty. Ato skena xhelozie as burri në shtëpi nuk na i bën. Pastaj i lëshove "bombën" asaj të shkretës i the "Kjo më duket më kinge se ty", pastaj as Roela, as Alba, i bëre një dhuratë Klaudias. Ti nuk po dukesh shumë stabil.

Vedati: Unë nuk po të lodh. Me Albën ishte shumë e sinqertë, deri takimin e dytë

Anja: Domethënë, vetëm një takim paska qenë i sinqertë me Albën

Vedati: Takimin e dytë dolëm, por aty ndodhi incidenti. Pasi ajo kishte shkruar mesazhe me Gertin, jo diçka të rëndësishme, por më tha që nuk dija ku ta kontaktoja për t'i dhënë dhuratën. Ndërkohë vetë Gerti më tregoi telefonin, që ajo i shkruante "Ku je, të ta jap dhuratën" dhe Alba ishte e sinqertë me mua. Pse ajo duhet t'i bënte dhuratë tjetrit kur ne kishim patur takimin më të bukur që është realizuar ndonjëherë në 'Përputhen'. U investova dy javë për atë takim.

(min.5:20 deri 8:20)

vedat sulemanov perputhen anja alba dhe gerti

Lini një Përgjigje