TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Qershor 2024, 15:46

Baby G flet për Dijonisin: Na kanë thënë dukemi bukur bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Baby G flet për Dijonisin: Na kanë thënë dukemi bukur

Mbrëmjen e djeshme në studion e "Ferma Club" me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova janë mbledhur finalistët e Ferma VIP ku kanë treguar ndjesitë pas përfundmimit të reality show-t.

Baby G dhe Dijonisi folën qartë për marrëdhënien e tyre për të cilën është aluduar shumë. Ata konfirmuan se janë thjesht shokë dhe nuk ka asgjë mes tyre jashtë.

“Është keqkuptuar, nuk ka patur dashuri të vërteta, as ndjenja. Aty ka pas aktrim, aktor, filma Hollywood. Unë nuk kam qenë aktor. Nuk kam pëlqyer asnjë vajzë aty brenda, për ta vazhduar situatën jashtë”, u shpreh Dijonisi.

Gjithashtu edhe Baby G ka konfirmuar se janë thjesht shokë.

“Unë dhe Dijonisi jemi shok. Por nuk ka ndonjë gjë të keqe që na kanë thënë që dukemi bukur bashkë. Por ne jemi shokë”, u shpreh Baby G.

 

baby g dijonis biba

Lini një Përgjigje