TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Qershor 2023, 12:49

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzojnë sot dashurinë me martesë, zbardhen detaje nga ceremonia

Shkruar nga Pamfleti

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzojnë sot dashurinë me

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre disa vjeçare, pikërisht sot më 17 qershor, në një ceremoni private në Toskana, Itali.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ku të ftuar do të jenë personazhe të njohur të botës së ekranit dhe showbizit shqiptar, nuk do të na zbulojë pothuajse asnjë detaj, përveç atyre që çifti do të zgjedhë t’i ndaj vetë me fansat dhe ndjekësit.

Çifti dëshiron të ruajë privatësinë në maksimum, ndaj kanë bërë një kërkesë të rëndësishme, e theksuar edhe në ftesën që të ftuarit kanë marrë, në të cilën thuhet se duan të respektohet dita e tyre, pa postime, foto, video në rrjetet sociale. Ata kanë pajtuar edhe një skuadër sigurie për ta ruajtur gjithçka sa më private.

Pak orë para ceremonisë martesore, Arbana ka ndarë një foto të mikeshës së saj të ngushtë, Xhemi Shehu dhe të dy djemtë e saj të cilët shihen buzë pishinës në një vilë në Itali.

Asnjë foto apo video nga përgatitjet që po bëhen për dasmën që do të mbahet në Toskana, nuk janë zbuluar ende.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzojnë sot dashurinë meArbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzojnë sot dashurinë me

Më herët, Eduardi zbuloi se të ftuar janë 120 persona, të cilët janë pjesë e rrethit shoqëror të çiftit. Nga ftesat që çifti ka bërë, kuptohet se ceremonia do të zhvillohet në kishën e veçantë pa tavan “Abbey of San Galgano”, ndërsa festa në një nga vilat e famshme të Toskanës, e cila quhet “Tenuta Larnianone”.

Shumë të ftuar VIP do të marrin pjesë në festën e çiftit, të cilët do t’i thonë “PO” njëri-tjetrit edhe në kishë. Kështu, familja Hoxha do të jenë të ftuar në këtë festë, por gjithashtu edhe disa emra të njohur të “showbizz”-it shqiptar.

Bëhet me dije se Xhemi Shehu, Ledri Vula, Arbër Hajdari janë disa nga të ftuarit e çiftit në këtë ditë të tyre të veçantë. Mirëpo mesa duket, Luiz Ejlli nuk do të jetë pjesëmarrës në dasmën e tyre dhe kjo sepse në atë datë Luizi ka njoftuar se do të ketë një koncert në New York. Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e të ftuarve. 

arbana eduardi dasem

Lini një Përgjigje