TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Tetor 2024, 07:36

Aludimet për romancë të re, Romeo "i vë kapakun" ndarjes ndaj Heidi

Shkruar nga Pamfleti

Aludimet për romancë të re, Romeo "i vë kapakun"

Romeo Veshaj ka bërë një lëvizje të papritur duke fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në Instagram, përfshirë ato me Heidi Bacin.

Ky veprim vjen pas emisionit “Goca dhe gra”, ku u lexua një poezi nga Heidi, e cila fliste për lëndim të ndjenjave.

Nuk është e qartë nëse fshirja e fotove nga Romeo lidhet me poezinë e Heidit, pasi çifti vazhdon të ndiqet ende në rrjetet sociale dhe Heidi ka ruajtur fotot e tyre të përbashkëta në profilin e saj.

Heidi ka sqaruar se poezia është shkruar dy vite më parë, por kohët e fundit e ka përkthyer në shqip dhe e ka ndarë me panelistet e emisionit.

Nga ana tjetër, së fundmi është përfolur se Romeo e ka lënë pas marrëdhënien me Heidin dhe ka nisur një njohje të re me një vajzë të pa njohur për publikun.

Aludimet për romancë të re, Romeo "i vë kapakun"

    Lini një Përgjigje