
Alba Pollozhani, një ndër fermeret më të komentuara të Ferma Vip 2, ka bërë një ndryshim në pamjen e saj.
Ndoshta, ka qenë një ndër fermeret që nuk e ka përqëndruar lojën brenda Fermës në dukjen dhe paraqitjen, duke u përkushtuar më tepër rreth marrëdhënies së saj me Limin.
Por, për të ka patur diçka që nuk i ka pëlqyer në trupin e saj.
Ajo ka bërë një ndërhyrje estetike, duke zmadhuar gjoksin. Menjëherë pas ndërhyrjes, Alba ka preferuar ta demostrojë ndryshimin, duke pozuar shumë e ‘zbërthyer’ mes e lart.
E njohur për natyrën e drejtpërdrejtë brenda Ferma Vip 2, Alba Pollozhani pati shumë mbështetje nga fansat për raportin me fermerin, Lim Hotin.
Nuk dihet nëse mes tyre ka më komunikim, por duket se Alba po vazhdon të jetë një emër që komentohet më së shumti në media.

Lini një Përgjigje