
Dalja e Robert Berishës krejt papritur ngriti shumë dyshime, sidomos kur përkoi me datën e koncertit, e cila u publikua gjerësisht në media, ndërkohë që këngëtari ishte ende brenda. Për këtë producenti artistik i Ferma Vip ka një shpjegim:
Anja: Tani do flasim pak për Robert Berishën. Sepse ishte i njëjti rast si me Sabianin vjet që i doli afishja që do këndonte. Pastaj ju i dedikuat një puntatë, ku e mohonit diçka të tillë dhe nga ana tjetër del Gloria duke i thënë Dionisit që ai e kishte kontratën 2-3 javore.
Ardi Asllani: Po ta shohësh, ata mendojnë që ne shkëpusim kamerat kur kalojmë në publicitet. Dhe nuk ka qenë vetëm Gloria, por edhe Marjana, e cila çdo ditë thotë 'Unë dal këtë të premte' dhe Roberti, i cili na krijoi këtë lloj valange, le të themi, që na kapi të papërgatitur. sepse ndërkohë që ai ishte aty brenda, menaxheri i tij po punonte për të përcaktuar data dhe Roberti ishte gati për ta lënë koncertin, por ai kishte dalë tashmë. Ne ia përplasëm në sy: Kjo ka dalë, do rrish apo do ikësh? Ai u mendua dhe tha 'Po dal, por për vajzën, jo për koncertin'. Kjo le t'i mbetet Robertit.
Anja: Ia ngece atij tani?
Ardi Asllani: Jo, por po të qe nga ana jonë, do kishim vepruar siç kanë vepruar të gjithë të tjerët. Jo vetëm me Sabianin, por edhe me Vin Gonxhin. Edhe ne mund të heshtnim, siç heshtën të gjithë. Por ne nuk heshtëm, ne ia nxorrëm. Ne kontaktuam me këtë njeriun dhe ai na tha 'Po marr data koncertesh, siç kam marrë edhe data dasmash'. Ishte totalisht fair, hape programin, shihe, sepse zakonisht jemi të prirur të marrim informacion mbi çfarë thuhet nëpër rrjete ose nëpër komente. Apo duke lexuar një portal, apo një titull. Ne mund të mos e nxirrnim ashtu, por thjesht me një sfidë. Është shumë e organizueshme e jona. Ky ishte një super personazh dhe i mungon asaj shtëpie.
(min. 33:52 deri 37:50)
Lini një Përgjigje