TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Prill 2024, 18:11

A do ta prezantojë Ledioni BBV vitin e ardhshëm? Mesazhi i koduar që u dha banorëve

Shkruar nga Pamfleti

A do ta prezantojë Ledioni BBV vitin e ardhshëm? Mesazhi i koduar

Teksa BBV ka hyrë në javët e fundit të transmetimit, në edicionin e tretë të tij, në rrjet tashmë kanë nisur diskutimet se kush do të jetë moderatori i vitit të ardhshëm.

Mbrëmjen e djeshme teksa po përfundonte vizita e tij në shtëpi bashkë me Orin dhe Arbrin, Ledioni hodhi një tezë për moderimin e programit vitin e ardhshëm.

Ai tha se do të donte që të vinte si banor dhe dikush tjetër të ishte prezantues.

“Dua që vitin që vjen, ta prezantojë dikush dhe unë të futem si banor”, tha Ledioni duke shkaktuar të qeshura.

Marrja e drejtimit të BBV, u prit fillimisht me skepticizëm duke qenë se ndjekësit ishin mësuar me figurën e Arbana Osmanit në këtë format.

Por shumë shpejt duket se ai ka gjetur rrugën për në zemrat e publikut. Batutat e tij në program bëhen shumë shpejt virale duke kapërcyer edhe shpërndarjen që mund të kenë pasur secili nga konkurrentët këtë edicion.

ledion lico big brother vip

Lini një Përgjigje