TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Qershor 2023, 10:20

‘1 herë mat’/ Gruaja me kancer: Burri im është dashuruar me tjetrën dhe nuk heq dorë edhe pse ia kam kërkuar të dyve

Shkruar nga Pamfleti

‘1 herë mat’/ Gruaja me kancer: Burri im është

Në puntatën e dytë të emisionit “1 herë mat” në ‘E Diell’ u trajtua çështja e një gruaje me kancer e cila zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj.

“Nuk ia kam kaluar dhe aq mirë, për arsye shëndetësore, po ashtu dhe për shkak të sikleteve të tjera që kam ardhur tek ti e prandaj më duhet ndihma jote.

Kam 20 e ca vite e martuar me bashkëshortin tim, kemi dhe fëmijë. 7 vite më parë kapa një lidhje të bashkëshortit tim, fillimet tona, si të gjitha gratë e alarmuar, duke i kërkuar që të ndahej nga ajo vajza për hir të fëmijëve e familjes. Me kalimin e kohës kuptova që ajo nuk ishte thjeshtë një lidhje dashnorësh, por një lidhje dashurie. Se e pashë që sa më shumë unë tentoja t’i ndaja, ata më shumë afroheshin me njëri-tjetrin.

Madje ajo vajza u divorcua dhe nga bashkëshorti i saj, për të qëndruar me bashkëshortin tim. Unë së fundmi jam diagnostikuar me një sëmundje për fat të keq. Përpos gjithë hallit, kjo ishte ‘qershia mbi tortë’.

E gjithë dynjaja e dinte që kishte një vajzë tjetër dhe njerëzit më shikonin çuditshëm se si vazhdoja të rrija me të. Por duke menduar idealin e familjes. Shpresoja gjithmonë që do kthehet. Kam duruar duke e angazhuar veten me punë, me bizneset tona.

Unë e njoh atë vajzën, kam dhe komunikim me të se janë gjithë këto vite. Ne kemi folur për gjëra të përditshme. Në fillim i kërkova që të ndahej, pastaj u dorëzova. Më thonin që ‘do ndahemi’ pastaj ishte e pamundur. Nuk i kam bezdisur më këto vitet e fundit. Jemi si dy njerëz të huaj në shtëpi. Më respekton dhe është i angazhuar me familjen, nuk kam ankesa për këtë. Edhe fëmijët e duan. Tani na lidh puna më shumë. Na ka kapur ajo rutina. Ai vazhdon tani jetën e vet pa probleme nga unë,” tregoi ajo.

“Do nisem për Turqi për kimioterapinë, dhe ata më premtuan që gjatë kohës që unë do trajtohem nuk do e takojnë njëri-tjetrin. Duket si kërkesë absurbe, por dua një farë qetësie.

Ai më ka premtuar që nuk do vazhdojë me të gjatë kohës që unë trajtohem, unë do kthehem pas tre ditësh dhe dua të di  nëse do e mbajnë premtimin se të dy janë betuar për fëmijët,” tha gruaja.

Shkënda Lili: Sapo ju të niseni ne do jemi në pozicion te shtëpia juaj, dhe gjatë kësaj kohe përkushtojuni vetes.

Investigimi fillon, dhe pasi bashkëshorti e dërgon klienten në aeroport ku ajo do niset për në Turqi, objektivi kthehet nga Rinasi dhe ndalon në Don Bosko.

Aty dallohet që po ndihmon me disa qese të dyshuarën si e dashura e tij, dhe bashkë ngjiten në apartament ku dalin pas 6 orësh.

Pas shqyrtimeve të bëra del se bashkëshorti dhe e dashura e tij e thyen premtimin sapo klientja u largua jashtë vendit.

‘1 herë mat’/ Gruaja me kancer: Burri im është ‘1 herë mat’/ Gruaja me kancer: Burri im është

gruaja me kancer tradhti 1 here mat

Lini një Përgjigje