TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Nëntor 2024, 22:54

Eros Grezda banori i parë i BBV4? Futbollisti thyen heshtjen

Shkruar nga Pamfleti

Eros Grezda banori i parë i BBV4? Futbollisti thyen heshtjen

Një nga lajmet më të komentuara së fundmi kanë qenë thashethemet se futbollisti i njohur Eros Grezda do të jetë pjesë e spektaklit më të ndjekur, BBV4.

Moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra” e telefonuan për të konfirmuar lajmin dhe përgjigja e tij, thoshte diçka.

Rudina: Do e ndash shapin nga sheqeri, do jesh banor i Big Brother VIP Albania?

Eros: Pse e nis kaq fuqishëm, me pyetje kaq të rënda.

Rudina: Është e rëndë kjo si pyetje?

Eros: Është pyetje e vështirë. Do ta merrni vesh shumë shpejt.

Eros: Është një ditë me shi, nuk është koha e duhur për të dhënë përgjigje kaq të rëndësishme. Të presim të dalë dielli.

Rudina: Çfarë mendon se do bënin gocat po të futeshe ti në Big Brother.

Eros: Nuk e di, nuk e di…

Rudina: Pret shumë trëndafila nga qielli.

Rudina: Aty brenda nuk do e ndjesh diellin Mezor presim të shohim çfarë do veshësh natën e parë të BBV.

Einxhel: Nga eksperienca, përgjigja është ‘po’.

Lini një Përgjigje