
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Malishevë ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri. Mediet fqinje bëjnë me dije se autori, Isuf .Z dhe viktima Avni .B ishin kolegë pune në një kompani private.
Dyshohet se Zogaj ka ekzekutuar Bashën brenda makinës në udhëkryqin në Banjë të Malishevës dhe më pas u vetëdorëzua na polici.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
“Të dy kanë qenë kolegë, kanë punuar me mjete të rënda. I dyshuari është në ndalim për 48 orë”, ka thënë Batusha.
Më tej, ai ka thënë se shkaktarët e kësaj vrasjeje lidhen me punën që bënin.
“Sipas informacioneve të para, dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje që lidhet me punën”, ka përfunduar ai.
Lini një Përgjigje