TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Mars 2024, 16:56

U dyshua se u rrëmbye për para, por më pas u gjet pa jetë nën ashensor; shtohet misteri rreth vdekjes së biznesmenit shqiptar në Gjilan!

Shkruar nga Pamfleti

U dyshua se u rrëmbye për para, por më pas u gjet pa jetë

Vdekja e biznesmenit biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah Hamiti mbetet ende një mister. Nga Prokuroria Themelore e Gjilanit thuhet se po priten raportet e ekzaminimeve dhe ato të autopsisë. Hamiti u gjet i vdekur në bodrumin e ashensorit të ndërtesës ku banonte në Gjilan.

Paraprakisht, ai ishte raportuar si i zhdukur. Dyshimet e para ishin se në se ai ishte rrëmbyer, për shkak se pas lirimit nga Burgu i Lipjanit, kishte pasur me vete mbi 86 mijë franga zvicerane.

Mirëpo, këto para, 350 euro të tjera, tre telefona mobil dhe sende të tjera personale, janë gjetur në çantën e tij.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini ka deklaruar se janë në pritje të raporteve të ekzaminimeve dhe raportit të autopsisë. Për të zbuluar se si ka ndodhur rasti, janë angazhuar ekspertë të Fakultetit Teknik lidhur me funksionalitetin e ashensorit dhe janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave.

Lini një Përgjigje