TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Qershor 2023, 16:56

Tensionet në Veri/ Vuçiç bllokon zgjedhjet dhe del me kushte, BE kërcënon me sanksione nëse palët s’bëjnë hapa pas

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri/ Vuçiç bllokon zgjedhjet dhe del me kushte,

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka rinisur me manovrat për të penguar gjetjen e konsensusit me Kosovën, sa i takon situatës në Veri.

Ai tha se Prishtina duhet të bëjë lëshime të caktuara në mënyrë që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës.

Sipas tij, serbët në veri të Kosovës janë gjithmonë të gatshëm për bisedime, por në këmbim duhet t'u ofrohet diçka.

"Të gjithë serbët në veri besojnë se Serbia është vendi i tyre, jo Kosova. Ky është realiteti", tha Vuçiç në një intervistë për Reuters.

Ai ka theksuar se Bashkimi i Komunave Serbe ende nuk është formuar dhe se forcat speciale të Kosovës dhe kryetarët shqiptarë ende nuk janë tërhequr.

Duke iu përgjigjur akuzave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila akuzoi Beogradin për ndërhyrje në procesin zgjedhor në veri të Kosovës, Vuçiç tha se “ajo që po thonë këta njerëz është e tmerrshme”.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është i gatshëm për kompromis.

Jam i sigurt se Kurti nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij dhe asnjë pikë djerse për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiç.

Por teksa Vuçiç vijon me manovrat, BE ka kërcënuar se ashtu si SHBA edhe ata do të ndërmarrin masa nëse nuk zbatohet plani me 3 pika.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë informuar në lidhje me vizitën e kësaj jave të të dërguarit special për dialog Miroslav Lajçak të bërë në Prishtinë dhe Beograd ku ai ishte i shoqëruar edhe nga emisari amerikan për dialog Gabriel Escobar.

Gjatë raportimit të ekipit të Miroslav Lajçakut tek shtetet anëtare të BE-së, siç merret vesh nga burimet diplomatike, gjithashtu janë diskutuar mundësitë e ndërmarrjes së masave nëse nuk respektohen kërkesat ndërkombëtare rreth hapave drejt de-përshkallëzimit.

vucic kosova

Lini një Përgjigje