
Në Prishtinë po protestohet kundër vrasjes së grave.
Ky aktivitet është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Vrasja e 30 vjeçares Liridona Ademaj, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë e më gjerë.
Protestuesit kanë shkuar në afërsi të godinës së qeverisë, duke e thyer kordonin e policisë e duke iu afruar më pas edhe ndërtesës së ekzekutivit.
Aty një numër i qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, brohorisnin “Liridona-Liridona”, teksa kanë hedhur bojë të kuqe te muret e saj.
Lini një Përgjigje