TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Tetor 2024, 16:25

Takimi në rang negociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori gjerman kërkon progres në dialog

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në rang negociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë,

Javën e ardhshme pritet të zhvillohet një takim në rang negociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë, ku ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kërkuar progres në dialogun mes palëve.

Ambasadori gjerman shtoi më tej se palët duhet të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Pritshmëritë tona janë që palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëri-tjetrin dhe kanë vullnet politik për të arritur progres sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku.

Për qytetarët e rajonit dhe veçanërisht të Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme që të ketë lëvizje që ne të ecim përpara dhe jam i sigurt se Lajçak dhe ekipi i ri në komision duan përparim, dhe në fund qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, të dyja dhe të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim të mundshëm”, tha ai pas një debati që u mbajt për Procesin e Berlinit të premten në Prishtinë

Lini një Përgjigje