TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Tetor 2023, 19:19

Takimi me Sarrazin, Kurti: Faktet tregojnë që institucionet e Serbisë ishin të përfshira në sulmin terrorist!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Sarrazin, Kurti: Faktet tregojnë që institucionet e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim emisarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Temë kryesore e këtij takimi ishte situata e sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. Kurti tha se sulmi ishte organizuar edhe mbështetur nga Beogradi zyrtar.

“Dëshmitë e mbledhura përgjatë hetimeve të realizuara pas sulmit kriminal dhe terrorist, faktojnë e dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, për të cilin Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht”, tha Kurti.

Kurti  ka falënderuar emisarin Sarrazin, për vizitën dhe angazhimin e tij intensiv në lidhje me tensionet në veri.​

“Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiç, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën ishte hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe mbështetur një agresion të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Policia e Kosovës, përmes ushtrimit të kompetencave të saj kushtetuese e ligjore, mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët në komunat në veri të vendit dhe bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë”, tha Kurti.

Lini një Përgjigje