
Me rikthimin e ‘Defender Europe’ në Kosovë SHBA po i jep një mesazh të qartë Serbisë, që të mos luajë me zjarrin.
Kosova do të mirëpresë stërvitjen më të madhe ndërkombëtare në Rajonin e Ballkanit ‘Defender Europe’ 2025, pasi u përjashtua nga SHBA në vitin 2023 për shkak të tensioneve në Veri.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, i cili ka njoftuar se janë përmbushur edhe të gjitha objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ‘Defender Europe’.
Sipas tij, aktiviteti i vetëm që është anuluar ka qenë dita kur para vizitorëve të shkuar do të bëhej ekzekutimi praktik i ushtrimit si rikapitullim i të gjitha aktiviteteve që ishin realizuar gjatë gjithë ditëve të ushtrimit.
Kujtojmë që ditën e djeshme ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka njoftuar presidentin serb Vuçiç se SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank Javelin.
Siç mësohet të ketë thënë Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës Kongresit Amerikan për fillimin e procedurës.
Pas njoftimit për çështjen, Vuçiç u shpreh se ndjehet i zhgënjyer nga ky lajm, por shtoi se mbetet i interesuar për të vazhduar marrëdhëniet Serbi-SHBA.
Pranimi i kërkesës së Kosovës për pajisje me antitank nga Uashingtoni, vjen pas ngritjes së avionëve luftarak mbi Bosnje-Hercegovinë, si një mesazh për Serbinë dhe Rusinë, se nuk do të lejohen trazira në këto vende, pasi janë nën mbikëqyrjen e SHBA-së!
Kujtojmë se Kosova ishte mikëpritëse edhe e stërvitjeve “Defender Europe” 2023 që nisi më 21 maj në Kosovë dhe ishte përgatitur të zgjaste deri më 2 qershor. Mirëpo SHBA anuloi më 20 maj pjesëmarrjen e Kosovës në “Defender Europe 2023”, pas trazirave në veri.
Ambasadori Amerikan në Kosovë Jeff Hovenier tha se veprimet e qeverisë "Kurti' kanë prodhuar edhe pasojën e parë, anulimin e stërvitjes “Defender 23” që do të zhvillohej sot në Gjakovë,
Vendimi u mor mbrëmë nga Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, komandanti i ri i Komandës Evropiane të SHBA dhe Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropën,
Ministria e Mbrojtjes se Kosovës njoftoi se stërvitja e amerikaneve me ta u anulua sipas kërkesës partnerit strategjik, pas situatës së ndjeshme në veri./ Pamfleti
Lini një Përgjigje