TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Janar 2024, 15:18

Alarm në Serbi e Moskë, SHBA blindon Kosovën me raketa Javelin; tërbohet Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti

Alarm në Serbi e Moskë, SHBA blindon Kosovën me raketa Javelin;

Pranimi i kërkesës së Kosovës për pajisje me antitank nga Uashingtoni, vjen pas ngritjes së avionëve luftarak mbi Bosnje-Hercegovinë, si një mesazh për Serbinë dhe Rusinë, se nuk do të lejohen trazira në këto vende, pasi janë nën mbikëqyrjen e SHBA-së!

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, është pritur sot në takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ku dhe diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi.

Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca serbe thuhet se ambasadori Hill ka njoftuar Vuçiçin se SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank Javelin. Siç citohet të ketë thënë Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës Kongresit Amerikan për fillimin e procedurës.

Pas njoftimit për çështjen, Vuçiç u shpreh se ndjehet i zhgënjyer nga ky lajm, por shtoi se mbetet i interesuar për të vazhduar marrëdhëniet Serbi-SHBA.

Ambasadori Hill e njoftoi presidentin Vuçiç për vendimin amerikan për pranimin e kërkesës së Prishtinës për blerjen e raketave antitank Javelin. Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare. Presidenti Vuçiç tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se vendi së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane”, thuhet në komunikatën e Presidencës serbe.

Po ashtu, Vuçiç ka përsëritur në deklaratën e tij ku pretendon se po ruan paqen në rajon.

Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha ai.

Pranimi i kërkesës së Kosovës për pajisje me antitank nga Uashingtoni, vjen pas ngritjes së avionëve luftarak mbi Bosnje-Hercegovinë, si një mesazh për Serbinë dhe Rusinë, se nuk do të lejohen trazira në këto vende, pasi janë nën mbikëqyrjen e SHBA-së!

Por çfarë janë raktetat anti-tank “Javelin”  dhe si funksionojnë?

Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara gjithashtu.

Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.

Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

Ushtria amerikane ka prodhuar afro 38 mijë raketa të tilla deri tash. Rreth 20 deri në 25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme – pjesa tjetër është përdorur për testime./Pamfleti

vuçiç shba kosova

Lini një Përgjigje