TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Dhjetor 2023, 14:45

Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit; të pranishëm edhe ministrat (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit;

Familjarët e Liridona Ademajt kanë hapur dyert e mortit në fshatin Rracaj të Gjakovës, ndërsa 30-vjeçarja e vrarë më 29 nëntor në Prishtinë u rivarros në vendlindje.

Ajo u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, me kërkesë të familjes. Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Ademaj.

Pjesë e ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt është bërë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla edhe dy ministret Donika Gërvalla e Rozeta Hajdari.

Kujtojmë se 30-vjeçarja u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë në një komplot të organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Deri më tani janë arrestuar tre të dyshuar, mes tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar si organizator i vrasjes, vrasësi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dolën një ditë më parë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

Janë ende të paqarta arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit;Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit;Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit;Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit;Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit;Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit;Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit;Rivarroset në vendlindje Liridona Ademaj, familja hap dyert e mortit;

rivarroset në vendlindje liridona ademaj liridona ademaj

Lini një Përgjigje