TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Mars 2024, 19:58

Pas vizitës në Shqipëri, Ndihmës/Sekretari Robinson mbërrin në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Pas vizitës në Shqipëri, Ndihmës/Sekretari Robinson

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, pas vizitës në Shqipëri, ka udhëtuar drejtë Kosovës.

Ai ka arritur në Kosovë ditën e sotme, ndërsa sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.

Mirë se erdhe në Kosovë Ndihmës Sekretar Robinson! Sot në mëngjes, rrugës për në Kosovë, Ndihmës Sekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) i Departamentit amerikan të Shtetit, Todd Robinson, u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lini një Përgjigje