TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2024, 07:47

Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, pyetjet pa përgjigje për misterin e 24 shtatorit

Shkruar nga Pamfleti
Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, pyetjet pa përgjigje
Millian Radoiçiç

Besohet se Radoiçiç po qëndron në Serbi, ndërsa një vit më pas në fshatin e Banjskës banorët vazhdojnë të jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

Ka kaluar një vit nga sulmi terrorist serb në Banjskë, që tronditi jo vetëm Kosovën por ngjalli edhe frikën e ndërkombëtarëve për rritjen e tensioneve mes dy vendeve. Më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i udhëhequr nga ish-politikani Millan Radoiçiç, sulmoi Policinë e Kosovës, ku si pasojë mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku si dhe u rrezikua jeta zyrtarëve policor të tjerë.

Prej asaj dite deri më sot, ka pasur zhvillime të shumta. Millian Radoiçiç pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste

Besohet se Radoiçiç po qëndron në Serbi, ndërsa një vit më pas në fshatin tashmë të qetë e Banjskës banorët vazhdojnë të jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

Para pak ditësh, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti ditë aktakuzë ndaj 45 personave për përfshirje në sulmin e armatosur terrorist në veri të Kosovës. Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal “duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.

Si ndodhi sulmi në Banjskë?

Sulmi kundër njësive speciale të Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator 2023. Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe për rrjedhojë edhe disa terroristë serbë.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës u cilësua si sulm terrorist nga Kosova, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian dhe u dënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Incidenti ndodhi gjatë një periudhe tensionesh të shtuara pas vendosjes me forcë të katër kryetarëve të komunave në komunat me shumicë serbe në maj të vitit 2023 pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët e Kosovës dhe dështimit të bisedimeve për marrëveshjen e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zona e prekur afër Mitrovicës është një qendër kryesore për pakicën etnike serbe të Kosovës, me banim kryesisht në katër komuna.

Në periudhën 23-24 shtator 2023, dy kamionë pa targa janë vendosur në një urë në hyrje të fshatit Banjskë, duke bllokuar rrugën. Sipas presidentit serb Aleksandar Vuçiç, grupi që vendosi bllokadën përbëhej nga serbët e Kosovës të cilët “nuk donin të duronin më terrorin e (kryeministrit kosovar) Kurti”.

Bllokada u raportua në polici dhe në orët e para të mëngjesit të datës 24 shtator. Rreth orës 02:30 në vendngjarje kanë mbërritur 3 njësi policore, me ç'rast janë sulmuar nga drejtime të ndryshme nga një grup i armatosur prej rreth 30 personash, me armë të ndryshme, përfshirë granata. Në të shtënat fillestare, forcat policore kosovare arritën të zmbrapsnin sulmin fillestar. Tre policë kosovarë u plagosën dhe u transportuan në spitalin rajonal në Mitrovicën e Jugut, njëri prej tyre vdiq me të mbërritur.

Pas pritës, grupi i terroristëve të armatosur hynë në Manastirin e Banjskës dhe u barrikaduan brenda para se të rrethoheshin nga njësitet speciale të policisë. Një grup pelegrinësh nga Novi Sadi ishin në manastir në kohën e sulmit. Manastiri është pjesë e eparkisë së Kishës Ortodokse Serbe të Rashkës-Prizrenit.

Në orën 17:27, njësitet speciale të Kosovës hynë dhe pushtuan manastirin, duke i dhënë fund rrethimit. Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës deklaroi se fshati është vënë nën kontroll pas “disa betejave të njëpasnjëshme” gjatë ditës.

Autoritetet kosovare arrestuan dy persona të armatosur dhe katër serbë të tjerë, të cilëve u gjetën pajisje komunikimi afër vendit të ngjarjes dhe i hetuan për terrorizëm. Ata konfiskuan gjithashtu automjete të përdorura nga sulmuesit që përmbanin një arsenal armësh, eksplozivi, municione dhe mjete të tjera logjistike për të mbështetur qindra njerëz.

Kush janë të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiç?

Dispozitivi i parë i aktakuzës së PSRK-së ngarkon të akuzuarit: Milan Radoiçiç, Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç, Dushan Maksimoviç, Vladimir Radivojeviç, Ugljesa Jarediç, Milorad Jevtiç, Vlastimir Andriç, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviç, Uros Miliç, Trajko Vasiç, Danilo Vasiç, Vukasin Jarediç, Sasa Periç, Nemanja Stankoviç, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviç, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviç, Radosh Gvozdiç, Ivan Miliç, Gojko Zubaç, Nemanja Radivojeviç, Radak Adziç, Millos Milenkoviç, Dorde Baloviç, Danijel Dukiç, Danilo Virijeviç, Aleksandar Tanaskoviç, Millos Kragoviç, Miljan Nedeljkoviç, Nikola Iliç dhe Vladan Iliç.

sulmi ne banjske

Lini një Përgjigje