TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Mars 2023, 13:38

Marrëveshja me Kurtin, Vuçiç tregon ‘vijat e kuqe’: Nuk ka anëtarësim në OKB dhe njohje reciproke!

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja me Kurtin, Vuçiç tregon ‘vijat e

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka folur për qëndrimin e Serbisë ndaj dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani, Vuçiç ripërsëriti vijat e kuqe për Serbinë.

"Nuk flitet për anëtarësim në OKB dhe njohje reciproke. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë gjithçka që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve, marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Sigurisht që nuk e kam të lehtë të duroj tipat më të papërgjegjshëm në vendin tonë. Të tilla çështje do t'i lë për një adresë tjetër. Ashtu siç nuk mendoj se Serbia duhet të fshihet dhe të tërhiqet nga askush, aq më pak duhet të turpërohet nga ata që do ta shkatërronin brenda pesë minutash dhe do të marrin një përgjigje adekuate politike," tha Vuçiç.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.

Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

aleksandër vuçiç

Lini një Përgjigje