TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Gusht 2025, 10:51

Lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, Arbenita Ismajli

Shkruar nga Pamfleti
Lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për ish-gruan e
Fero dhe Arbenita Ismajli

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

Sipas autoriteteve, Ismajli dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjyqësor që i jepte ish-partnerit të saj, Feronit Shabani, të drejtën për takime të rregullta me vajzën e tyre. Prokuroria thotë se ajo ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në disa shtete jashtë vendit që nga shtatori 2024, duke penguar kontaktin e babait me fëmijën.

Më 10 korrik 2025, ndaj saj u ngrit aktakuzë për:

Mbajtje e paautorizuar e fëmijës

Mosrespektim të vendimit të gjykatës

Ndërkohë, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit, për:

Dhunë në familje

Ngacmim seksual

Kanosje, të kryera ndaj Ismajlit gjatë periudhës qershor–tetor 2024.

Gjykata ka konfirmuar se veprimet janë ndërmarrë “konform ligjit dhe legjislacionit në fuqi”.

arbenita ismajli

Lini një Përgjigje