
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas aksionit që ai me anëtarët e tjerë të PSD-së kanë ndërmarrë kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Përveç Molliqajt, raportohet se është arrestuar edhe sekretari organizativ i PSD, Nol Nushi, dhe aktivistët Zgjim Hyseni, Korab Korqa, Agron Kabashi dhe Gent Brahimi.
Pas arrestimit të kryetarit partia e PSD ka reaguar menjëherë duke bërë thirrje menjëherë për lirimin e aktivistëve të saj.
"Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste dhe e padrejtë. Rezistenca vazhdon. Zonja Trendafilova nuk është e mirëseardhur", thuhet në deklaratën e partisë.
Forca të shumta policore kanë "blinduar" ambientin ku po mbahet konferenca e Trendafilovas me shoqërinë civile.
Gjatë protestës, është hedhur edhe gaz lotsjellës nga aktivistët e PSD-së brenda ambientit ku planifikohej të mbahej takimi.
Lini një Përgjigje