
Ditën e mërkurë janë arrrestuar 6 persona me akuzën e falsifikimit të parave në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit ishin pjesë e një grupi që shpërndau dhe futi në treg para të falsifikuara.
3 prej të arrestuarve ishin nga Kosova dhe 3 nga Maqedonia e Veriut.
Në këtë operacion, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe të cilat dyshohen se janë të falsifikuar.
Po ashtu, janë sekuestruar katër makina të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe 7 telefona celularë.
Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brena afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.




Lini një Përgjigje