TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Mars 2024, 21:34

Këshilli i Sigurimit në OKB rrëzon kërkesën e Moskës, nuk ka seancë të jashtëzakonshme për Kosovën!

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Sigurimit në OKB rrëzon kërkesën e

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Rusisë, për të vendosur në rend dite të agjendës, seancë të jashtëzakonshme për ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë 25 vjet më parë.

Sipas burimeve nga mediat e Kosovës, vetëm tre pro anëtarë votuan gjatë një procedure formale, ndërsa 12 të tjerë abstenuan ndaj kësaj kërkese.

Përfaqësuesit e Francës dhe SHBA-së insistuan se Rusia nuk është konsultuar fare me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për këtë seancë.

Kurse përfaqësuesi i Rusisë ka insistuar me arsyetimin se kërkesa e saj kishte figuruar në agjendë dhe ishte publikuar në kalendar nga Presidenca Japoneze e OKB-së.

Lini një Përgjigje