TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2025, 15:37

“Janë nis me t’vra”/ Kërcënohet sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Shkruar nga Pamfleti

“Janë nis me t’vra”/ Kërcënohet sërish

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë sërish objekt i një vale të rrezikshme kërcënimesh për jetën e saj. Një tjetër e-mail me përmbajtje alarmante ka mbërritur në adresën zyrtare të Presidencës, duke ngritur alarmin për sigurinë e kreut të shtetit.

Nuk është hera e parë që Osmani përballet me sulme të tilla verbale; edhe javë më parë, një mesazh me gjuhë brutale e kërcënonte hapur me jetë. Mesazhi, përveç gjuhës së papërmbajtur, përçon një urrejtje të rrezikshme me nuanca politike, që synon destabilizimin institucional dhe frikësimin e përfaqësuesve më të lartë të shtetit.

“Janë nis me t’vra”/ Kërcënohet sërish

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të këtyre kërcënimeve dhe tashmë një prokuror i është caktuar çështjes. Deri më tani, nuk ka informacione për ndonjë të dyshuar, por autoritetet e sigurisë janë vënë në lëvizje, duke e trajtuar rastin si kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

“Të enjten kur edhe është pranuar raporti policor në lidhje me veprimet fillestare, menjëherë është caktuar prokurori përgjegjës nga Prokuroria Speciale dhe rastin do ta trajtoj me prioritet të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve të këtyre akteve”, njoftuan nga Prokruroria Speciale.

Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar 6 ditë më parë në lidhje me kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.

Sadriu përmes një postimi në “Facebook” shkroi se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër.

Në reagimin e tij, ai kritikoi ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilësoi heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional.

Lini një Përgjigje