Presidenti i Serbisë tha për televizionin kombëtar spanjoll TV Española se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Milan Radojiçiç, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qenë pjesë e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit. Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës.
Sipas informacioneve të REL-it në terren, pjesëtarët policorë në Mitrovicë të Veriut kanë qenë te spitali i qytetit. Drejtori i spitalit, Zllatan Ellek ka konfirmuar për mediat se policia i ka konfiskuar incizimet monitoruese dhe nuk ka gjetur asgjë tjetër të dyshimtë Zyrtarët policorë kanë qenë edhe te restoranti Gray në Mitrovicën e Veriut, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiçit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Ata kanë konfiskuar edhe disa makina luksoze të bashkëshortes së Radoiçiç. Elek tha se sulmi ka qenë i dhunshëm dhe është kryer pa dijeninë e punonjësve të këtij institucioni mjekësor dhe as njoftimin paraprak.
“Asnjë nga drejtuesit e administratës, duke filluar nga unë, nuk ishte i informuar. Ka pasur një thyerje të dhunshme në derën e lavanderisë” dhe një derë tjetër, ka thënë Elek
Doktori Zlaten Elek tregon se 15 minuta pas nisjes së aksionit, “komandanti serb ka folur me ta dhe ka thënë se kanë urdhër bastisje nga gjykata”.
“Kur pyetëm se çfarë kërkonin, ai nuk donte të përgjigjej, na tha se donte të shihte edhe dhomën ku ndodhet video survejimi nga porta e hyrjes, i shpjegova dhe i thashë që nuk ka nevoja për një ndërhyrje të dhunshme, se po shkaktonte ankth te punonjësit, te studentët që vinin për praktikë, te pacientët tanë, dhe ne ishim sa më konstruktivë dhe u ofruam të hapnim çdo dhomë, gjë që ata refuzuan dhe nuk donin të flisnin”, thotë Elek.
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka thënë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë brutalisht në spitalin në Mitrovicë të Veriut dhe i ka akuzuar zyrtarët policorë për “brutalitet të tepruar”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se policia e ka dëmtuar derën hyrëse të spitalit dhe ka pretenduar se nga aksioni policor janë shqetësuar banorët e zonës.
Lini një Përgjigje