TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Shtator 2024, 17:36

Hapen pikat kufitare në Veri, Sveçla: Merr fund bllokada e krijuar nga ekstremistët!

Shkruar nga Pamfleti

Hapen pikat kufitare në Veri, Sveçla: Merr fund bllokada e krijuar

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal sveçla ka njoftuar hapjen e dy pikave kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat u bllokuan për qytetarët kosovarë, që prej ditës së djeshme.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tone”, u shpreh Zveçla.

Lidhur me bllokadën, reagoi më pare edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila u bëri thirrje aleatëve të vepronin, duke theksuar se Serbia kërkon të krijojë tensione.

Lini një Përgjigje