TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Shtator 2025, 08:37

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, James Rubin vijon edhe sot dëshminë në Hagë

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, James Rubin vijon edhe

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të vijojë edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Një ditë më parë ai hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen.

Rubin theksoi se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk kishte fuqi vendimmarrëse në UÇK dhe se sipas tij, ai kishte thjesht një rol politik.

Zyrtari i lartë amerikan tha se për vendimet ushtarake, Thaçi duhej të merrte udhëzime nga komandantët e lëvizjes.

Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023.

Sipas akt-akuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Lini një Përgjigje