TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Nëntor 2025, 17:33

Fundi i krizës apo zgjedhje të reja? Nesër votohet për qeverinë e re në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Fundi i krizës apo zgjedhje të reja? Nesër votohet për

Seanca për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces.

Sipas mediave në Kosovë, deputetët do të mblidhen në orën 14:00. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është mandatuar për formimin e qeverisë, por nuk dihet nëse VV i ka siguruar votat.

Që pas zgjedhjeve, Kosova ka hyrë në një krizë politike, pasi asnjë parti nuk e bën dot qeverinë. Kurti dështoi formimin e saj dhe e kaloi topin te Konjufca. Nesër do të jetë testi i radhës dhe aty do të vendoset nëse do të kemi qeveri të re apo zgjedhje të reja.

 

Lini një Përgjigje