I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Bruksel me Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Ristuccia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se me komandantin e KFOR’it ka biseduar edhe për vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme në veri.
”I mirëpritur Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, shkroi Lajçak.
Lini një Përgjigje