TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Janar 2026, 21:49

Çështja e Presidentit të Kosovës, gazetari: Kurti dhe Osmani kanë arritur një marrëveshje

Shkruar nga Pamfleti
Çështja e Presidentit të Kosovës, gazetari: Kurti dhe
Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani

Gazetari nga Kosova, Leonard Kërquki, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje politike mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, për çështjen e Presidentit.

Sipas tij, Kurti do ta propozojë Vjosa Osmanin sërish si kandidate për presidente të Republikës së Kosovës.

Sipas disa informatave që unë i kam, të afërta me presidenten aktuale, tashmë thuhet se është arritur marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti do ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente të Republikës”, deklaroi Kërquki në emisionin Pressing në televizionin T7.

Ai theksoi se informacionet vijnë nga burime të afërta me presidenten Osmani, ndërsa deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga Zyra e Kryeministrit apo nga Presidenca e Kosovës.

Kujtojmë se Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës në vitin 2021 me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit Albin Kurti. Nëse konfirmohet, një kandidaturë e dytë e saj do të sinjalizonte vazhdimësi të bashkëpunimit politik mes dy figurave kryesore të pushtetit aktual.

kurti osmani presidenti

1 Komente

  1. V
    VASFI BALLIU

    SHUM MIR BAN QE TA PROPOZOI PER SERI Z.VJOSA OSMANIN FIGURA E DUHUR

    Lini një Përgjigje