TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Shtator 2023, 07:26

Eksperti: Milan Radojiçiç është peshë e rëndë, nëse flet ai fundoset Vuçiç!

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti: Milan Radojiçiç është peshë e

Politologu Ilir Kulla tha se nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiç është peshë e rëndë për qeverinë në Serbi dhe se vdekja e tij do ta çonte popullin në këmbë.

Sipas tij, nëse Radojiçiç flet, bie sistemi politik i Serbisë pasi ai di më shumë se ç’duhet.

“Që Radojiçiç është i plagosur është fakt, por Radojiçiç tani është bërë peshë e rëndë, fillon paranoja. Çështja është se nëse ai flet, bie sistemi politik i Serbisë, di më shumë se ç’duhet. Është kthyer në një peshë të madhe për qeverinë e Serbisë. Nëse vdes, çohet populli në këmbë”, tha Kulla për "Euronews Albania".

vucic milan radojivic

Lini një Përgjigje