TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Qershor 2023, 15:57

Edhe LDK i del kundër Ramës: Draftin për Asociacionin e propozon vetëm qeveria e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Edhe LDK i del kundër Ramës: Draftin për Asociacionin e propozon

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se statutin e Asociacionit si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, “askush tjetër”.

Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK-së.

gashi kurti

Lini një Përgjigje